Sot nisi rrugëtimin Panairi i Javës së Evropës, organizuar nga “Europe House”, në qendër të Shkodrës, pranë sheshit të bashkisë. Delegacioni Europian në Shqipëri, së bashku me Alexis Hupin, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, vizituan stendat e bizneseve dhe subjekteve të financuar nga BE në zonën e Shkodrës. Java e Evropës, këtë vit përqëndrohet në vlerat e Bashkimit Evropian, kulturën, rininë, qytetarinë dhe biznesin. AZHBR mori pjesë duke informuar të interesuarit për fondet IPARD, shoqëruar nga subjekte të financuara në Thirrjen e parë IPARD-II, në këtë zonë. “Krenarë të rikonfrimojmë vlerat: respektimin e dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, shtetit ligjor, respektimin e të drejtave të njeriut, mosdiskriminimin, solidaritetin, barazinë midis grave & burrave”, u shpreh Alexis Hupin. Ky panair do të udhëtojë edhe në Vlorë, në datën 5 Maj, në sheshin e eventeve; “Lungo Mare”, si dhe në Tiranë, tek pedonalia, në datën 9 Maj.