info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Fillon disbursimi i Skemës Kombëtare në Bujqësi për 2024

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur ndarjen e fondeve për fermerët dhe blegtorët, të cilët u shpallën fitues nga programet e mbështetjes të aplikuara për vitin 2024.

Prioriteti për disbursim janë fermerët dhe blegtorët brenda Bashkimeve të Operatorëve Bujqësorë dhe Grupimeve të fermerëve, të cilët këtë vit kanë përparësi në fillimin e financimit dhe disbursimit me 100% të vlerës së aplikimit.

Kjo skemë përfaqëson një mbështetje financiare të rëndësishme për bujqësinë dhe zhvillimin rural, e financuar nga buxheti i qeverisë shqiptare. Do të vijohet me përfitimin e të gjitha masave në vijim dhe në disbursimin sipas verifikimeve të plota.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar fermerët dhe strukturat e bashkëpunimit bujqësor, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe rritjen e prodhimit bujqësor në vend.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*