info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Çelet thirrja III e IPARD-II

 

Pas suksesit të dy thirrjeve, me një boom aplikimesh dhe një mori përfitimesh si kurrë më parë  çelet thirrjen e tretë e Programit Ipard, e cila nis fushatën e informimit nga data 10 nëntor deri më 10 dhjetor, datë kur do të nisin edhe aplikimet. Kreu i AZHBR Frida Krifca njoftoi për hapjen e aplikimeve si edhe për buxhetin e venë në dispozicion për këtë thirrje.

“Kemi publikuar sot njoftimin paraprak për çeljen e thirrjes së III-të të programit IPARD. Aplikimet do të fillojnë në datën 10 dhjetor dhe do të zgjasin deri më 25 Janar 2021. Buxheti në dispozicon për këtë thirrje është në vlerën e  29.1 milion EURO. Sektorët që do të mbështeten në masën e parë janë vreshti, fruta-perimet, mishi dhe qumështi, ndërkohë që do të celim dhe masën 3, investime në agropërpunim, vetëm për sektorin e fruta perimeve. Informacioni i detajuar gjendet në faqen e web-it të AZHBR, azhbr.gov.al, ku gjendet dhe udhëzuesi për aplikantët dhe aneksi bashkëngjitur ku është edhe formulari i aplikimit”,  tha drejtorja e AZHBR, Frida Krifca.

Krifca tha se për të gjithë fermerët e interesuar do të ketë një muaj kohë informimi, përgjatë së cilës do të realizohen takime në 12 qarqe të vendit, duke treguar nga afer fermerëve, me ndihmën edhe të specialistëve në Agropika të gjithë procedurën që duhet të ndiqet nga fillimi në fund, por edhe kushtet e aplikimit.

“Deri më 10 dhjetor do të jemi në terren për të informuar fermerët në 12 qarqe.  Do të ndjekim një fushatë intensive dhe nëpërmjet agropikave në 20 pika në gjithë Shqipërinë. Ju uroj aplikime të suksesshme”, shtoi Kreu i AZHBR, Frida Krifca.

Kushtet e aplikimit janë të njejtat me të dy thirrjet e para, që nisin që nga dokumenti i pronësisë së tokës, e deri te saktësia e dokumentacionit dhe mënyra e përpilimit të tij. Duke iu referuar edhe situatës nga Covid-19, të gjitha aplikimet mund të nisen edhe me postë rekomande, për të minimizuar lëvizjen dhe riskun nga situata e pandemisë.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*