Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR-së, znj. Ardita Kuçi, prezantoi masat e mbështetjes, kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm. Fermerët morën udhëzime të drejtpërdrejta për aplikimin dhe patën mundësi të pyesin për çdo paqartësi ekspertët e AZHBR-së.
Aplikimet kryhen vetëm online në portalin e-Albania, deri më 30 maj.
Për më shumë informacion, drejtohuni pranë Agropikave, zyrave të AREB-it, telefononi falas në 0800 83 83, ose shkruani në info@azhbr.gov.al.