info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

AZHBR vijon disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2023

AZHBR vazhdon punën për disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2023. Deri më tani janë 40,359 fermerë të financuar, ndërkohë po vijon intensivisht procesi për kryerjen e pagesave për fermerët e tjerë.

Në Skemën Kombëtare 2023 ofrohet mbështetje për: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, certifikimin Global Gap, fara, fidanë dhe inpute të tjera, rinovimin e infrastrukturës së anijeve të peshkimit, si edhe mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

Listën e përditësuar të përfituesve e gjeni të publikuar në faqen tonë zyrtare, www.azhbr.gov.al,  duke klikuar në linkun: https://azhbr.gov.al/skema-kombetare-2023/.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*