info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

AZHBR nis procesin e disbursimit të fermerëve në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2023

Në vijim të procesit të administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, në zbatim të VKM-së nr. 125, datë 01.03.2023, Udhëzimit Nr. 5, datë 03.03.2023 “Për Kriteret, Procedurat dhe Mënyrën e Administrimit të Fondit të Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” (i ndryshuar), ka filluar financimin pjesor për masat mbështetëse 1-6, në zbatim të fondit që ka aktualisht në administrim.

AZHBR do të publikojë vazhdimisht listat e fermerëve përfitues sipas masave mbështetëse për të cilat është depozituar mbështetja, ndërkohë që vijon puna me kryerjen e pagesave të tjera.

 

 

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*