Sot u zhvillua një takim informues për thirrjen e katërt IPARD-II, e cila parashikon financimin e turizmit rural dhe prodhimeve të manifakturës e zejtarisë. Takimi mes AZHBR, Autoritetit Menaxhues dhe Delegacionit të BE-së, me iniciativën; “Evropa është këtu”, u mbajt në ambientet e agroturizmit “Nari” në Lundër, si një prej subjekteve të mbështetura nga AZHBR përmes granteve të IPARD-II, me buxhetin e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Shqiptare. Takimi u transmetua drejtpërdrejt dhe të interesuarit kishin mundësinë të bënin pyetje në kohë reale, për të marrë më shumë informacion lidhur me kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar për thirrjen e katërt. Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 25 Shkurt 2022.