Sot u nënshkruan kontratat e para të thirrjes së të Programit IPARD-II për masën 7 , “Turizmi rural dhe i natyrës”.
Nga Programi IPARD-II i bashkëfinancuar me kontribut 75% nga fondet e Bashkimit Europian dhe 25% nga Buxheti i Shtetit Shqiptar, janë lidhur deri më sot kontratat për 50 sipërmarrje agroturistike me një vlerë totale investimi prej 17 mln prej te cilave 9,75 mln vlerë granti duke shtuar rreth 300 shtreter kapacitete të reja akomoduese. Nënshkrimi i kontratave vijon për të përthithur buxhetin e plotë të alokuar për këtë thirrje për aplikime.