- Kreu
- Rreth Nesh
- Programet e mbështetjes
- ONLINE MARKET
- Aksesi në Financë
- Kontakt
- Media
- Transparenca
- Ankimimi
- IPARD
- Harta
Drejtoria e Monitorimit të Skemave dhe Raportimit
Drejtoria e Monitorimit të Skemave dhe Raportimit garanton zbatimin e politikave integruese europiane dhe të programeve të zhvillimit bujqësor dhe rural, me qëllim realizimin e objektivave strategjike kombëtare për arritjen e standarteve europiane, në mbështetje të financimit të fermerëve përmes Skemave Mbështetëse, monitorimin në terren të projekteve pas financimit, si dhe menaxhimin e riskut në nivel institucional, analizimin dhe raportimin për aktivitetin tekniko-financiar të AZHBR, në drejtim të menaxhimit të fondeve publike, apo fondeve nga burime të ndryshme financimi në përputhje me manualin e procedurave.
Drejtoria e Monitorimit të Skemave dhe Raportimit ka në përbërje të saj 1 (një) drejtor dhe 3 (tre) sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipërpërmendura:
1. Sektori i Raportimit;
2. Sektori i Monitorimit të Investimeve IPARD, i përbërë nga 8 (tetë) inspektorë dhe 1 (një) përgjegjës ;
3. Sektori i Monitorimit të Investimeve Kombëtare.
Sektori i Raportimit
Sektori i Raportimit i përbërë nga 2 (dy) Inspektor dhe 1 (një) Përgjegjës, sigurohet identifikimi dhe vlerësimi i risqeve në nivel tërësor dhe në nivel objektivave, hartimin e objektiva strategjike, operacionale në çdo njësi funksionale të AZHBR në funksion të menaxhimit të riskut, në përputhje me manualin e procedurave.
Sektori i Monitorimit të Investimeve IPARD
Sektori i Monitorimit të Investimeve IPARD i përbërë nga 1 (një) Përgjegjës dhe 8 (tetë) Inspektorë, fokusohet në monitorimin në terren të aplikimeve të skemave mbështetëse nga Programi IPARD dhe pasqyrimi i realitetit të investimit nga gjetjet në terren, analizimin e të dhënave paraqitur në raportin e kontrollit përpiluar nga inspektorët me të dhënat e përfituara nga kontrolli në vend.
Sektori i Monitorimit të Investimeve Kombëtare
Sektori i Monitorimit të Investimeve Kombëtare i përbërë nga 1 (një) Përgjegjës dhe 2 (dy) Inspektorë, sigurohet monitorimi në terren të punës së inspektorëve për aplikimet e Skemave Mbështetëse nga Programi Kombëtar i mbështetjes në bujqësi dhe pasqyrimi i realitetit të investimit nga gjetjet në terren si dhe që grupet e punës të kontrollit të monitorimit në terren, kryejnë procesin e monitorimit me cilësi dhe efektivitet