info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit

Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit është përgjegjëse për përmbushjen e funksioneve të mëposhtme:

  1. Siguron mbarëvajtjen e veprimtarisë dhe zhvillimin e teknologjive të informacionit dhe zbatimin e tyre në gjenerimin, përpunimin, qarkullimin, përdorimin dhe ruajtjen e  informacionit në AZHBR-së.
  2. Planifikon detyrat që do të kryhen në drejtori përmes vendosjes së objektivave, strategjive, rezultateve të pritshme vjetore dhe planifikimit mujor.
  3. Monitoron përformancën dhe ekzekutimin e detyrave me qëllim mirëfunksionimin e drejtorisë dhe zbatimit të planeve në mënyrën më efektive të mundshme.
  4. Parashikon nevojat e agjencisë në fushën e TI (paisjeve elektronike, softwer-ve, procedurat, rregulloret, personelin e kualifikuar, trajnimet, etj).

Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit  ka në përbërje të saj 1 (një) Drejtor dhe 5 (pesë) specialistë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipër përmendura.