KREU | Drejtoria e Financës
Drejtoria e Financës është përgjegjëse për organizimin dhe zbatimin e funksionit të Kontabilitetit, financës dhe të borxhit për programet kombëtare dhe ato të para-aderimit në bujqësi. Drejtoria e Financës ka një sërë funksionesh në përgjegjësi të saj, si mëposhtë:
Drejtoria e Financës ka në përbërje të saj 1 (një) Drejtor dhe 3 (tre) Sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipërpërmendura:
Sektori i Kontabilitetit i përbërë nga 3 (tre) Specialistë dhe 1 (një) Përgjegjës, sigurohet të pasqyrojë çdo ndryshim për buxhetin e miratuar dhe të gjitha rialokimet që ndodhin gjatë vitit buxhetor.
Ky sektor është i përbërë nga 3 (tre) Specialist dhe 1 (një) Përgjegjës (1+3), kryen përgatitjen e listëpagesave për pagat e punonjësve si dhe sigurohet mbi rregullsinë e dokumentacionit nga ana financiare, të sjellë nga drejtoritë e tjera mbi kryerjen e pagesave sipas rastit.
Ky sektor është i përbërë nga 2 (dy) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës (1+2), fokusohet në evidentimin në regjistrat e debitorëve të mbartur dhe të krijuar, lidhur me informacione të hollësishme të të dhënave të debitorëve dhe përgatit raportet e përditësuara çdo muaj, me synim rakordimin dhe ecurinë e proceseve të punës në Drejtori.