KREU | Drejtoria e Kontrollit
Drejtoria e Kontrollit është përgjegjëse për kryerjen e kontrolleve në terren për Skemat Kombëtare dhe ato IPARD, për të identifikuar kriteret dhe përputhshmërinë e aplikimeve duke i paraqitur ato me formular verifikimi ose raporte kontrolli. Drejtoria e Kontrollit ka një sërë funksionesh në përgjegjësi të saj, si mëposhtë:
Drejtoria e Kontrollit ka në përbërje të saj 1 (një) Drejtor dhe 2(dy) sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipër përmendura:
Sektori i Kontrollit, IPARD është i përbërë nga 24 (njëzet e katër) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës. Ky sektor është përgjegjës për kryerjen e kontrolleve në terren për Programin IPARD, për të identifikuar kriteret dhe përputhshmërinë e aplikimeve duke i paraqitur ato me formular verifikimi ose raporte kontrolli.
Sektori i Kontrollit të Skemave Kombëtare, është i përbërë nga 32 (tridhjetë e dy) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës. Ky sektor kryen studimin e dokumentacionit të aplikimeve të Skemave Kombëtare që do të kontrollohen në terren, njoftimi i aplikantit për kontroll, përgatitja e listave/evidencave paraprake për kontrollin që do të realizohet në terren.