info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Marrëveshje bashkëpunimi mes AZHBR dhe Agjencisë homologe Kroate

AZHBR dhe Agjencia Homologe Kroate (PAAFRD) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në Zagreb, Kroaci, e cila synon shkëmbimin e informacionit, eksperiencës dhe metodave të përdorura në zhvillimin e sistemeve operacionale për zbatimin e fondeve të BE-së.

Marrëveshja parashikon organizimin e përbashkët të konferencave, seminareve dhe trajnimeve për menaxhimin e fondeve të BE-së, pagesat direkte, zhvillimin rural dhe masat e tregut. Në kuadër të kësaj marrëveshje, një delegacion i përbërë nga stafi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), kryesuar nga Drejtoresha e Përgjithshme, znj. Ardita Kuçi, zhvilloi një vizitë studimore pranë Agjencisë Homologe në Zagreb.

Vizita studimore, mbështetur nga GIZ, pati për qëllim shkëmbimin e eksperiencave mbi sistemet për regjistrimin dhe menaxhimin e të dhënave të parcelave bujqësore (LPIS dhe ARKOD).

Delegacioni shqiptar njoh me funksionimin e sistemeve të menaxhimit të pagesave (IACS) dhe monitorimit të aktivitetit bujqësor (AMS), duke marrë pjesë në disa trajnime praktike në zyrat qendrore dhe rajonale të PAAFRD.

Ky partneritet është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve bujqësore në Shqipëri, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira europiane.

 

 

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds