info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Marrëveshje Bashkëpunimi mes AZHBR dhe Agjencisë Kombëtare të Pagesave të Lituanisë (NMA)

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR), znj. Ardita Kuçi, mirëpriti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Pagesave të Lituanisë (NMA), z. Fortunatas Dirgincius dhe Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm, z. Tomas Orlickas.

Takimi u fokusua në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës për identifikimin dhe parandalimin e risqeve, një komponent kyç për menaxhimin efektiv dhe të qëndrueshëm të fondeve të Bashkimit Evropian të dedikuara për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. U theksua gjithashtu rëndësia e harmonizimit të praktikave të menaxhimit të fondeve me standardet më të mira të BE-së.

Në përfundim, palët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që synon zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë shkëmbimin e ekspertizës, organizimin e seminareve, trajnimeve dhe vizitave studimore.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve institucionale dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për të siguruar administrimin efektiv të fondeve që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*