info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Konferenca e 56-të e Drejtorëve të Agjencive të Pagesave

 

Mbahet Konferenca e 56-të e Drejtorëve të Agjencive të Pagesave

Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR, Znj. Ardita Kuçi, mori pjesë në konferencën e 56-të Drejtorëve të Agjencive të Pagesave, e cila u mbajt në datat 16-18 tetor në Budapest, Hungari.

Në këtë konferencë morën pjesët drejtorët e Agjencive të Pagesave të vendeve anëtare të BE-së dhe atyre kandidate, si edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, Gjykatës Evropiane të Audituesve, Zyrës Evropiane Anti Mashtrim etj. Gjatë konferencës u diskutua mbi rëndësinë e politikave të përbashkëta bujqësore dhe raportet vjetore, duke nxitur shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve pjesëmarrëse me qëllim rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmin në sektorin bujqësor.

Në fokus të diskutimeve ishte dhe nevoja e aplikimit të risive teknologjike dhe politikave të reja për menaxhimin e fondeve të Bashkimit Evropian, si një mundësi për kontroll dhe monitorim më efektiv gjatë zbatimit të programeve për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Konferenca e 57-të e Drejtorëve të Agjencive të Pagesave do të mbahet në Maj 2025, në Poloni, e cila mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

 

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*