info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Hapet thirrja për aplikime në Skemën Kombëtare të Investimeve 2024

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural hap thirrjen për aplikime në Skemën Kombëtare të Investimeve 2024 

Ftohen të gjithë fermerët, blegtorët dhe sektori i akuakulturës të aplikojnë për të financuar projektet në:  

  • Ndërtimin e serrave diellore të reja, përfshirë instalimin e sistemit të ujitjes; 
  • Instalimin e rrjetave antibreshër; 
  • Ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve; 
  • Blerjen e makinerive bujqësore; 
  • Investime në koshat e rritjes së peshkut për akuakulturë. 

Dorëzimi i aplikimeve do të bëhet fizikisht pranë zyrave qëndrore të AZHBR deri më 8 Nëntor 2024, brenda orarit zyrtar.  

Për asistencë dhe informacion, vizitoni Agropikat tona ose kontaktoni në numrin e gjelbër: 0800 83 83. 

Për detaje mbi kriteret e përputhshmërisë, ju ftojmë të shfletoni udhëzimin e publikuar në webin tonë zyrtar: https://azhbr.gov.al/wp-content/uploads/2024/09/Udhezim-nr.-22-dt.-19.9.2024-Per-disa-shtesa-dhe-ndryshime-ne-udhezimin-nr.-6-dt.-7.3.2024.pdf 

 

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds