Përmes skemave mbështetëse synohet një bujqësi jo vetëm më prodhuese, por edhe më të sigurt e më organike, ndaj edhe këtë vit vazhdojmë të mbështesim fermat organike dhe ato që certifikohen me standardin Global GAP.
Për fermat organike përfitojnë të gjithë aplikuesit të cilët janë në sistem certifikimi, në kalim ose të certifikuar organik, me kusht që sipërfaqja e mbjellë mos të jetë më pak se 0,5 hektar.
Ndërsa, implementimi dhe certifikimi Global Gap, përfshin mbulimin e kostove të analizave të produkteve, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50% të vlerës totale të faturës tatimore, sipas kritereve të përcaktuara në Udhëzimin për Skemën Kombëtare 2024.