Këtë vit rikthehet mbështetja për sektorin e bimëve aromatike dhe medicinale, sektor i cili është në hapat e tij të parë, por të sigurt drejt tregjeve elitare si ato të Bashkimit Evropian.
Do të mbështeten fermerët e Bimëve Aromatike Medicinale me 30 mijë lekë për hektar, për 1 deri në 10 hektarë sipërfaqe. Fermerët që kultivojnë në sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.
Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal, duke synuar realizimin e të njëjtit produkt bujqësor, drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll prodhimi.