info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Skema Kombëtare 2024: Mbështetje për bletarinë

Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, bletaria mbështetet në vlerën 1000 lekë për zgjua, për fermat mbi 50 zgjoje. Për herë të parë këtë vit do të financohet mbi tavanet e çdo mase mbështetëse, një risi kjo që do të rrisë përfitimin për çdo aplikues. Konkretisht, fermat me mbi 150 zgjoje bletësh, do të financohen me 50% të masës, për çdo zgjua mbi tavanin 150.

Bletarët e bashkuar në një grupim fermerësh, do të përfitojnë të parët, duke marrë secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal.

Mbështetja e Sektorit të Bletarisë shkon në funksion të rritjes së numrit të fermave, konkurrueshmërisë dhe promovimit e mbrojtjes së produkteve të bletarisë në vendin tonë.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*