info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Fondi i Garancisë

Bujqësia është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, për sa i përket punësimit dhe kontributit në PBB, dhe konsiderohet sektor me përparësi nga Qeveria Shqiptare. Megjithë rritjen gjatë kohëve të fundit, bujqësia shqiptare ende përballet me sfida të ndryshme, duke përfshirë vështirësinë në aksesin në kredi. Sipas statistikave bankare sektori bujqësor ka përthithur vetëm 2% të totalit të kreditimit të ekonomisë. Nga ana tjetër, agrobizneset shpesh nuk janë në gjendje të plotësojnë kërkesat e nevojshme për t’u financuar, si dhe mungesa e kolateralit në këtë sektor përbën një nga pengesat kryesore për marrjen e financimit. Në këtë kuadër lind nevoja për mundësimin e një mekanizmi të integruar, i cili krijon lehtësira dhe forcon raportin midis burimeve të financimit dhe biznesit.

Në përgjigje të këtyre sfidave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Qeveria Shqiptare nisën në vitin 2016, Programin për Mbështetjen e Agrobiznesit Shqiptar (AASF). Qëllimi i këtij programi është të motivojë institucionet financiare shqiptare për të mbështetur një sektor vital të ekonomisë shqiptare me potenciale gjerësisht të pashfrytëzuara si: bujqësia dhe agrobizneset. AASF siguron qasje në financa për sektorin e agrobiznesit në dy mënyra: linjë kredie dhe/ose shpërndarjen e riskut të portofolit për institucionet financiare partnere të programit. Institucionet përfitojnë nga një mbulim i parë i rrezikut të humbjeve që u vihet në dispozicion nga Qeveria Shqiptare. Përfituesit përfundimtarë të AASF janë fermerët, sipërmarrësit dhe kompanitë që janë të angazhuara në prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, prodhimin dhe tregtinë e pajisjeve bujqësore, logjistikën, ofruesit e shërbimeve të agrobiznesit, tregtarët me shumicë si dhe shitësit me pakicë.

Institucionet financiare partnere të kësaj skeme

Kontaktet E Këtyre Institucioneve Sipas Rajoneve
OTP Bank
Intesa SanPaolo
ProCredit Bank
Raiffeisen Bank
Crimson Finance Fund Albania
Fondi Besa