Në vijim të procesit të administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, në zbatim të VKM-së nr. 125, datë 01.03.2023, Udhëzimit Nr. 5, datë 03.03.2023 “Për Kriteret, Procedurat dhe Mënyrën e Administrimit të Fondit të Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” (i ndryshuar), ka filluar financimin pjesor për masat mbështetëse 1-6, në zbatim të fondit që ka aktualisht në administrim.
AZHBR do të publikojë vazhdimisht listat e fermerëve përfitues sipas masave mbështetëse për të cilat është depozituar mbështetja, ndërkohë që vijon puna me kryerjen e pagesave të tjera.