Vijojmë me mbështetjen me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në kuadër të Skemës Kombëtare 2023. Deri më sot janë 30,199 fermerë të mbështetur dhe që kanë përfituar kartat e naftës të shpërndara nga zyrat e AREB në të gjithë vendin, ndërkohë janë në proces shqyrtimi administrativ dhe shpërndarje edhe kartat e tjera.
Masa e mbështetjes me naftë po zbatohet për të tretin vit radhazi dhe ka për qëllim uljen e kostove për fermerët.
Listën e përditësuar të përfituesve që mund të tërheqin kartën e naftës pranë zyrave të AREB, e gjeni duke klikuar në linkun: https://azhbr.gov.al/skema-kombetare-2023/.