info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Mbahet Komiteti i 10 i Monitorimit të programit IPARD II dhe Komiteti i Parë i Monitorimit për IPARD III

U mbajt në Pezë Komiteti i 10 i Monitorimit të Programit IPARD II, mekanizmi që monitoron efektivitetin dhe cilësinë e zbatimit të këtij Programi. U mbajt gjithashtu dhe Komiteti i parë i Monitorimit të Programit IPARD III i cili përcaktoi piketat e rëndësishme për zhvillimin e tij me mundësi edhe më të mëdha financimi për Shqipërinë.

Ky komitet i përbërë nga shoqata përfaqësuese fermere anembanë vendit, organizata të zhvillimit rural, institucione publike e donatorë, mblodhi strukturat e akredituara nën drejtimin e DG-Agri dhe Komisionit Evropian, për të analizuar performancën e zbatimit të IPARD II shprehur me vlerësime nga këta anëtarë por edhe në Progres Raportin e BE-së. Ndjehemi krenarë për ecurinë pozitive të Shqipërisë për përthithjen e fondeve, shprehur edhe nga DG-Agri dhe Komisioni Evropian.

Të gjitha strukturat e zbatimit të këtij programi janë të angazhuara maksimalisht për të çuar përpara zhvillimin e sektorit dhe falënderojmë të gjithë ata fermerë, agropërpunues, investues në bujqësi, që janë bërë pjesë e këtij programi dhe kanë ndihmuar objektivat e përbashkëta për zhvillimin e bujqësisë.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*