info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Hapet thirrja për Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Universitetin Bujqësor të Tiranës hapin thirrjen për Skemën Kombëtare të Trajnimit në bujqësi për fermerët dhe blegtorët që duan të përmirësojnë produktivitetin e tyre në ferme. Ky program synon ngritjen e fermave model në Shqipëri nëpërmjet përhapjes së teknikave më të mira të kulturave bujqësore e kafshëve blegtorale dhe rritjes së rendimenteve në serra, ara, pemëtore, stalla përmes transferimit të njohurive dhe ndjekjes së teknikave më të mira bujqësore e blegtorale për mbi 30 ferma të ndjekur nga afër prej pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Fermerët e përzgjedhur do të mund të shohin aplikimin në fermat e tyre të teknikave më të qëndrueshme të prodhimit dhe do të shërbejnë si ferma demonstruese për të gjithë fermerët e zonës.
Aplikimet janë të hapura deri më datë 15 prill 2023, në linkun https://bujqesia.gov.al/hapet-thirrja-per-shprehje-interesi-nga-fermeret-per-skemen-kombetare-te-trajnimit-ne-bujqesi-per-vitin-2023-2024/

 

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*