Takim i shkëlqyer në Bruksel me Komisionerin e Bashkimit Evropian Z. Janusz Wojciechowski, ku u vlerësua ecuria pozitive e zbatimit të Programit IPARD II në vendin tonë dhe ecuria me përgatitjet për IPARD III. Zbatimi i politikave të integrimit evropian dhe programeve të zhvillimit bujqësor e rural ka sjellë një hov zhvillimi në bujqësinë shqiptare duke sjellë përshtatje të standardeve evropiane në mbështetje të fermerëve, agropërpunimit, përmirësimin e konkurrencës, ndaj do të vazhdojmë mbështetjen e investimeve në zonat rurale për diversifikimin e ekonomisë rurale, duke çuar në zgjerimin e punësimit dhe përfshirjes sociale.
Së bashku me homologët nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi, diskutuam gjerësisht në këtë takim mbi zhvillimin e sektorëve tanë, orientimin e BE për mbajtjen e tregjeve hapur e pa barriera, ndikimin e luftës në Ukrainë mbi zinxhirin e furnizimit ushqimor, inflacionin dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në përballimin me sukses të këtyre sfidave të përbashkëta.