info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

AZHBR hap thirrjen për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2023

AZHBR hap thirrjen për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2023.  Në dispozicion të zhvillimit  të sektorëve të ndryshëm të bujqësisë në vend janë nëntë masa mbështetëse dhe fondi i parashikuar është 3,3 miliard lekë. Përfitues mund të jenë fermerë individual, grup fermerësh, persona fizik, juridik, Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor dhe Grupet Vendore të Veprimit. Masat mbështetësë për të cilat mund të aplikoni janë:

  1. Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (lopë)
  2. Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (dele, dhi)
  3. Mbështetje për mbarështimin e bletarisë
  4. Fara, fidanë dhe inpute të tjera
  5. Mbështetje për fermat organike
  6. Certifikimi Global Gap
  7. Rinovimi i infrastrukturës së anijeve të peshkimit
  8. Mbështetje për ndërtimin e tregjeve bujqësore
  9. Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

Aplikimet nisin nga data 20 Mars deri më 11 Prill.

Në çdo moment mund të kërkoni asistencë në numrin pa pagesë 0800 83 83, pranë Agropikave ose në Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor.

 

 

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*