info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Nisi fushata informuese për mbështetjen e grurit dhe peshkimit, Skema Kombëtare 2022

AZHBR në bashkëpunim me MBZHR, nisën fushatën informuese për mbështetjen financiare të prodhimit të grurit në vend, si dhe mbështetjen e anijeve të peshkimit me karburant. Takimet u zhvilluan në qarqet e të gjithë vendit, me pjesëmarrje të lartë dhe interes të veçantë për këto masa të reja të skemës kombëtare 2022. Shtimi i spërfaqeve të mbjella me grurë, është synimi kryesor në Masën 7/1, duke ndihmuar fermerët me 30.000 lekë për hektar, jo më pak se 1 hektar. Të interesuarit u informuan mbi mënyrën e aplikimit pa dokumenta “online”, përmes e-albania, si dhe për dokumentacionin e nevojshëm që duhet paraqitur në rastin e mbështetjes me karburant për anijet e peshkimit. Aplikimet për masën e grurit do të hapen nga data 1 shtator deri më 23 shtator 2022, dhe këtë herë nuk do të zbatohet parimi “kush aplikon i pari – paguhet i pari”, por do të mjaftojë regjistrimi online, dhe kërkesa e fermerëve për këtë subvencionim do të renditet sipas sipëfaqes, duke filluar nga sipërfaqja më e madhe – tek më e vogël, bazuar në dokumentacionin e rregullt sipas kritereve të përmendura në udhëzim. Ndërsa për mbështetjen 40 lekë për litër, të anijeve të peshkimit me karburant, do të paraqitet dokumentacioni sipas udhëzimit dhe do të jenë të vlefshme faturat prej datës 1 korrik – deri në 31 dhjetor 2022. Fushata do të mbyllet me takimin e qarkut të Durrësit, në datën 31 gusht 2022.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds