info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Turizëm rural në Roskovec të Fierit

Sot u mbajt një takim në ambientet e Bashkisë së Roskovecit, me fokus turizmin rural dhe zhvillimin e investimeve në këtë zonë të Fierit. Tradita, kulinaria, historia dhe biznesi, përzihen mirë në natyrën e larmishme të Roskovecit; siç u shpreh dhe Kryetarja e Bashkisë zonja Majlinda Bufi. Në takim ishin përfaqësues biznesesh dhe sipërmarrës lokal, me interes të lartë në zhvillimin e mëtejshëm dhe investimin në agroturizëm. Drejtore e përgjithëshme e AZHBR, Eranda Selmanaj, referoi gatishmërinë e këtij institucioni për të financuar iniciativa të tilla, me vizion të qartë drejt shërbimit, akomodimit, ushqimit dhe programeve rekreative që i shërbejnë turizmit rural. Në takim u prezantua edhe një broshurë në formën e guidës turistike, që përmban informacione për Roskovecin dhe gjithçka që ofron kjo zonë, përmes programit “Reload” dhe organizata “New Bridge”, me financimin e Bashkisë Roskovec.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds