Vazhdojnë takimet informuese për Skemën Kombëtare 2022, e cila hap thirrjen për aplikime nesër, në datën 25 Shkurt 2022. Sot grupi i AZHBR dhe MBZHR, ishte në Elbasan dhe Korçë, ku u mbajtën takimet me fermerët që interesohen çdo ditë për subvencionimin e sektorëve të ndryshme. Paralelisht do të jetë i hapur procesi i Regjistrit të Fermës, përmes një vetëdeklarimi në zyrat AREB respektive, ku fermerët do të listojnë asetet e tyre në fermë. 13 masat e investimeve janë pjesë e buxhetit të shtetit, ku spikasin mbështetja për mbjelljen e bimëve aromatike dhe automatizimi i proceseve të punës në fermë, si risi teknologjike dhe standardizuese për prodhimet bujqësore që synojnë eksportin. Thirrja për aplikime do të jetë e hapur deri në datën 25 Mars 2022.