info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Blegtoria si prioritet, AZHBR në takimin e zhvilluar prej këshillit të agrobiznesit shqiptar

 

AZHBR mori pjesë në tryezën e diskutimit, zhvilluar në Laknas, me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar dhe aktorë të insitucioneve publike, të pushtetit vendor e qendror, për të folur mbi blegtorinë. Gjatë takimit u vu në pah rëndësia e dixhitalizimit të sektorit, për t’iu ardhur në ndihmë blegtorëve, por dhe konsumatorëve. Drejtoresha e AZHBR, Eranda Selmanaj, theksoi mbështetjen e adresuar ndaj kësaj fushe, duke renditur programet e financimit të masave mbështetese nga buxheti i shtetit, por edhe nga Programi IPARD II, falë së cilit janë përmirsuar dhe lehtësuar proceset e punës, duke vendosur teknologjinë në ferma. Selmanaj përmendi se vitin e ardhshëm do të ketë një dyfishim të fondeve për zhvillimin rural.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*