info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Rekord aplikimesh për bujqësinë, fermerët interes për të përfituar nga fondet e IPARD-II

Nevoja e lartë për financim në fushën e bujqësisë ka bërë që numri i aplikimeve për të përfituar fondeve të kalojë përtej parashikimeve. Në 25 janar u mbyllen aplikimet për fondet e programit IPARD 2, me një shumë financimi prej 30 mln euro.

“Deri më tani kemi patur 360 aplikime në total. Ne e konsiderojmë këtë thirrje të suksesshme pasi duke parë situatën në vitin e kaluar pritshmëritë tona ishin për 150 aplikime, por niveli ka qenë i lartë edhe pse këto fonde ishin të dedikuara për dy masa, kryesisht për ferma dhe  sektorin agropërpunues”, thotë Frida Krifca, drejtore e AZHBR

Tashmë pritet që dosjet të kalojnë për verifikim për të parë sa prej tyre do të përzgjidhen për të lidhur kontratat, ku investimet e mëdha pritet të jenë në filtër.

“Për sa i përket investimeve të vogla si ç’janë blerja e një traktori apo ne operojmë brenda pak kohësh në lidhje kontrate, por investimet e mëdha që kanë të bëjnë me verifikim të çmimeve dhe kostove na duhet pak më shumë kohë dhe kjo mendoj se është themra e akilit për punën tonë, me qëllim mbylljen në kohë të tyre.”

Por në total nga progami i IPARD janë rreth 500 kontratë që do të lidhen, çka janë një injektim i rëndësishëm në ekonomi dhe kryesisht në sektorin e bujqësisë.

“Në total nga fondi prej 90 mln euro i programit IPARD, me tre thirrje 1,2, 3 mendohet të lidhen 500 kontrata investimi.”

Me investimet që pritet të nisin nga ky program si dhe me skemën e naftës pa taksa, gjatë këtij viti, bujqësia pritet të jetë ndër sektorët që do të udhëheqë rritjen ekonomike.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds