info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Nisën aktivitetet informuese për Programin IPARD II, Thirrja e Dytë

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nisën takimet informuese për Programin IPARD-II, thirrja e II-të, në kuadër të promovimit të programit në 12 qarqet e vendit. Aktiviteti i parë u zhvillua në ambientet e fermës blegtorale, në Lundër, datë 15 Tetor, me një pjesëmarrje të lartë të aplikantëve potencialë nga qarku i Tiranës, të interesuar për programin dhe mënyrën e financimit të projekteve të tyre. Vëmendje e posaçme ju kushtua plotësimit të kritereve për aplikime të plota, për të rritur shansin e suksesit.

Drejtoresha e Përgjithshme, Frida Krifca, që drejtoi takimin promovues theksoi se programi IPARD II, nuk është tashmë një risi për Shqipërinë pasi ne kemi implementuar thirrjen e parë dhe kemi lidhur 26 kontrata, të cilat janë në implementim.

Sot më shumë se kurrë ky program është një kërkesë imediate për zhvillimin e sektorit duke synuar mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, me qëllim përmirësimin e konkurrencës, plotësimin e standardeve të BE-së, dhe diversifikimin e zonave rurale. Gjithashtu, u shpreh se qëllimi ynë është që përmes Programit IPARD, të rrisim sektorin e bujqësisë, agropërpunimin dhe turizmin rural, i cili fillon nga përmirësimi i produkteve në tregun bujqësor, nxitja përmes krijimit, zhvillimit, përmirësimit, dhe sigurisë ushqimore. Në veçanti, duke përmbushur objektivat e Programit në lidhje me sigurimin e ushqimit, stabilizimin e çmimeve në treg. Në këtë mënyrë do arrijmë të rrisim prodhimin vendas, promovojmë produktet lokale, dhe sigurojmë përfshirjen sociale në zonat rurale.

Programi promovues do të vazhdojë në çdo qark të Shqipërisë deri në datën 30 Tetor, data e çeljes së thirrjes së dytë, për të njohur aplikantët potencialë nga afër me kushtet e aplikimit.

     

Për më shumë njihuni me aktivitetet informuese në qarqet e tjera të vendit në linkun: https://azhbr.gov.al/wp-content/uploads/2019/10/Kalendari-i-takimeve-informuese-IPARD-II-thirrja-2.pdf

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*