Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kërkon që kontrolluesit qofshin ata publikë apo privatë të njoftojnë pranë KDIMDP-së disa informacione specifike sipas një standarti të miratuar nga Autoriteti i Komisionerit. Këto informacione mund të përmbajnë të dhëna personale të personave që janë të ngarkuar nga kontrolluesit për plotësimin e këtij detyrimi, me qëllim autentifikimin e vërtetësisë së deklarimit dhe mbajtjes së kontakteve me qëllim ezaurimin e kompetencave ligjore që ka Autoriteti i Komisionerit. Kur kompanitë plotësojnë formularët e tyre të njoftimit, atyre u kërkohet të japin të dhënat e kontaktit të një anëtari të rëndësishëm të personelit. Autoriteti i AZHBR do t`a përdorë këtë për qëllimet e veta, për shembull kur ne kemi një pyetje në lidhje me një njoftim, por nuk i bën publike këto të dhëna.
Këto të dhëna, të përpunuara në mënyrë automatike (për shkak të sistemit kompjuterik të njoftim- regjistrimit) dhe në mënyrë manuale (për shkak të kërkesave ligjore të proçedurave administrative), janë të kufizuara në aksesin që kanë një numër i mirëpërcaktuar specialistësh, si dhe ruajtja e konfidencialitetit mbi këto të dhëna është e garantuar me ligj.
Informacioni i marrë nga proçedurat e njoftimit më pas bëhet publik, si një kërkesë ligjore, në faqet e Regjistrit të Subjekteve Kontrollues, por në përmbajtje të këtyre faqeve nuk ka të dhëna personale. Të vetmet të dhëna personale që mund të shfaqen në faqet e këtij regjistri janë emrat e subjekteve që me ligj janë të regjistruara si persona fizik dhe që ligjërisht duhet të bëhen publik nëse përpunojnë të dhëna personale.
Megjithatë, në këto raste, meqenëse regjistri është në dispozicion të publikut AZHBR nuk mund të japë asnjë garanci për të dhënat e përmbajtura në të, nëse përdoret nga ata që kanë akses në të. Gjithashtu, kur ne të kërkojmë informacion si pjesë e proçesit të njoftimit, e kemi bërë të qartë faktin, kur dhënia e informacionit është e kërkuar nga ligji dhe kur është vullnetare.