info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 ka sjellë një rritje të pjesëmarrjes së fermerëve, e ndikuar edhe nga ulja e pragut minimal të financimit, që e ka bërë mbështetjen më të aksesueshme për përfituesit.
Krahasuar me vitin 2025, aplikimet janë rritur në masat:
• Tufa bazë e matrikulluar e gjedhit: +52.1%
• Tufa bazë e matrikulluar e të imtave: +27.6%
• Mbarështimi i bletarisë: +62.3%
Rritja e aplikimeve tregon interesin në rritje të fermerëve për masat mbështetëse dhe ndikimin e lehtësimit të kritereve të përfitimit në kuadër të Skemës Kombëtare 2026.