info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Nga emigrimi në bujqësi modern: Dashamir Çela zgjeron fermën blegtorale në Samaticë

Në Samaticë, në bashkinë Dimal, pas kthimit nga emigrimi, Dashamir Çela ka ngritur një fermë blegtorale me 55 krerë, duke investuar dhe punuar çdo ditë për zgjerimin e aktivitetit të tij.

Në sajë të mbështetjes nga Skema Kombëtare e Investimeve, ai ka lidhur një kontratë për përfitimin e agregateve bujqësore. Edhe vitin e kaluar ka qenë përfitues i kësaj skeme, duke rritur efikasitetin dhe lehtësuar proceset e punës në fermë.
Mbështetja për fermerët dhe blegtorët përmes skemave të financimit po krijon mundësi konkrete për modernizimin e fermave, rritjen e prodhimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.