info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Renato nga Zhelizhani modernizon fermën me Kredinë e Butë me Garanci Sovrane

Në Zhelizhan, Lushnjë, takuam Renaton, një djalë të ri, por me vite pune në bujqësi.
Ai na tregoi se si Kredia e Butë me Garanci Sovrane i mundësoi zhvillimin e mekanizimit në fermë, duke lehtësuar dhe përmirësuar proceset e përditshme të punës.
Renato kultivon perime në serra dhe agrume në fushë të hapur, të cilat i tregton si në tregun vendas, ashtu edhe në eksport.

Kredia e Butë me Garanci Sovrane ofrohet në bankat e nivelit të dytë, me kushte lehtësuese:
Normë interesi 2%
Mbulim kolaterali deri në 70%
Deri në 25 milionë lekë për subjekt

Aplikimet janë të hapura deri më 20 nëntor 2025.