Në kuadër të projektit pilot LPIS, me mbështetjen e ekspertëve të Qëndrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian (JRC), u krye verifikimi në terren i parcelave të digjitalizuara.
Ekipi krahasoi kufijtë digjitalë me ata realë, vlerësoi përdorimin e tokës bujqësore dhe përdori pajisje GPS për matje të sakta, të shoqëruara me foto të gjeotaguara.
LPIS (Land Parcel Identification System) është një sistem digjital që siguron menaxhim të saktë dhe transparent të fondeve bujqësore.
Ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi modern, në përputhje me standardet e BE-së.


