info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Takimi i III-të i Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD III (2021–2027)

U zhvillua Takimi i III-të i Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD III. Ky komitet luan një rol thelbësor në mbikëqyrjen e zbatimit të programit dhe funksionon në përputhje me Marrëveshjen Financiare Kuadër të Partneritetit dhe Marrëveshjen Sektoriale. Takimet organizohen të paktën dy herë në vit dhe kryesohen nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Në takim morën pjesë anëtarët e Komitetit të Monitorimit që përfaqësojnë grupe të ndryshme interesi, shoqata të sektorit bujqësor, partnerë ekonomikë, socialë dhe mjedisorë, si dhe përfaqësues nga ministritë e linjës, strukturat e IPARD-it, Komisioni Evropian, Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe donatorë ndërkombëtarë.
Takimi u zhvillua pak ditë pas hapjes së kapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, më 17 nëntor, duke nënvizuar progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në bujqësi, zhvillim rural, siguri ushqimore dhe peshkim. Gjatë diskutimeve u theksuan përgatitjet për masat e reja të mbështetjes që do të zbatohen në kuadër të Programit IPARD III.
Programi IPARD synon të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe zonave rurale në vend, duke kontribuar në përmirësimin e standardeve të jetesës, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorëve për tregun e Bashkimit Evropian

 

 

 

 

 

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*