info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Fermerët dhe agrobizneset e Elbasanit dhe Korçës njihen me përfitimet e Kredisë së Butë me Garanci Sovrane

Elbasan, Korçë | Takim me fermerët dhe agrobizneset mbi Kredinë e Butë me Garanci Sovrane

Së bashku me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, diskutuam me pjesëmarrësit mbi procedurat e aplikimit dhe udhëzimet praktike për të aplikuar dhe përfituar nga Kredia e Butë me Garanci Sovrane, për investime në: Bujqësi dhe blegtori, agropërpunim, mekanizimin e bujqësisë, turizëm rural dhe akuakulturë detare.

Kredia e Butë me Garanci Sovrane ofrohet në bankat e nivelit të dytë, me:
Normë interesi vetëm 2%
Mbulim kolaterali 70%
Deri në 25 milionë lekë për subjekt

Aplikimet janë të hapura në bankat e nivelit të dytë, deri më 20 nëntor 2025.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*