info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Fermerët e Lezhës dhe Shkodrës njihen nga afër me përfitimet e Kredisë së Butë me Garanci Sovrane

Lezhë, Shkodër | Vijojmë takimet në terren me fermerët dhe agrobizneset mbi Kredinë e Butë me Garanci Sovrane.
Së bashku me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, zhvilluam diskutime të hapura me pjesëmarrësit mbi avantazhet, procedurat e aplikimit dhe udhëzimet praktike për ata që duan të investojnë në zhvillimin e aktivitetit të tyre bujqësor.

Kredia e Butë me Garanci Sovrane mbështet fermerët dhe agrobizneset për të rritur kapacitetet prodhuese dhe për të modernizuar aktivitetin e tyre, me:
Normë interesi vetëm 2%
70% mbulim kolaterali
Deri në 25 milionë lekë për subjekt
Apliko në bankat e nivelit të dytë, deri më 20 nëntor 2025!

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

Shtyhet afati i aplikimeve për Skemën Kombëtare 2026 deri më 6 korrik 2026

Informohen të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se afati për aplikimet në kuadër të Skemës Kombëtare 2026 është shtyrë deri më 6 korrik 2026.
Ky vendim është marrë për t'u krijuar mundësi të gjithë fermerëve që ende nuk kanë përfunduar procesin e aplikimit, të kenë kohën e nevojshme për të dorëzuar kërkesat e tyre dhe për të përfituar nga mbështetja financiare e ofruar nëpërmjet Skemës Kombëtare.

Ftojmë të gjithë fermerët që nuk kanë aplikuar ende, të shfrytëzojnë këtë afat shtesë dhe të përfundojnë aplikimin e tyre brenda datës 6 korrik 2026.

Për informacion të mëtejshëm mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit, fermerët mund të drejtohen pranë zyrave rajonale përkatëse ose të konsultojnë kanalet zyrtare të institucionit si dhe në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al.

Afati i ri përfundimtar i aplikimeve: 6 korrik 2026, ora 16:30.


This will close in 0 seconds