Ekipi i AZHBR po punon krah për krah me ekspertët e Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian (JRC),për ngritjen e Sistemit të Identifikimit të Parcelave të Tokës (LPIS), një komponent kyç në modernizimin e administrimit të tokës bujqësore.
Në trajnim marrin pjesë përfaqësues nga ASIG, AKSHI, ASHK dhe UNOPS, ku po prezantohen standardet dhe praktikat më të mira të BE-së për ngritjen e sistemit.
Qëllimi është forcimi i kapaciteteve teknike dhe institucionale për ndërtimin e një sistemi LPIS të qëndrueshëm dhe plotësisht funksional, në përputhje me objektivat në procesin e integrimit evropian.
