info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Konferenca e 24-t e Agjencive të Pagesave të vendeve baltike dhe vendeve anëtare të BE-së

Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR, znj. Ardita Kuçi, mori pjesë në Konferencën e 24-t të Agjencive të Pagesave të vendeve baltike dhe të vendeve anëtare të BE-së.

Konferenca me temë “Inovacioni dhe Teknologjia – Çelësi për Zbatimin e Planit Strategjik të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2023–2027” u përqendrua tek përdorimi i inteligjencës artificiale dhe zgjidhjeve digjitale në mbështetje të fermave dhe në administrimin e programeve subvencionuese. Diskutimet sollën shkëmbimin e përvojave mbi mënyrën se si teknologjitë e reja po transformojnë punën dhe ofrimin e shërbimeve për fermerët.

AZHBR prej një viti ka një marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë homologe të Lituanisë, ku shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira është në fokus të veprimtarive të përbashkëta. Pjesëmarrja në këtë konferencë ishte një mundësi e vlefshme për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të sjellë ide të reja në zhvillimin rural në vend.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*