info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

AZHBR në Konferencën mbi Sistemin e Integruar të Administrimit dhe Kontrollit (IACS) në Reims, Francë

Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR, znj. Ardita Kuçi, së bashku me pjesëtarë të stafit, morën pjesë në Konferencën e dytë të Shkëmbimit Komunitar (ICE) të organizuar nga Qëndra Kërkimore e Komisionit Evropian, në bashkëpunim me DG AGRI dhe Agjencinë Franceze të Shërbimeve dhe Pagesave.

Kjo konferencë shërben si një platformë ku shtetet anëtare ndajnë përvojat, praktikat më të mira dhe sfidat mbi zbatimin e IACS, një instrument thelbësor për realizimin e objektivave të Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP). Pjesëmarrësit diskutuan mbi zgjidhjet inovative që lehtësojnë procedurat për fermerët, përmirësojnë cilësinë e zbatimit të CAP dhe prezantuan zhvillimet më të fundit nga kërkimet shkencore dhe sektori privat.

Pjesëmarrja e AZHBR nënvizon angazhimin për të ndjekur praktikat më të mira evropiane dhe për t’i kthyer ato në mbështetje konkrete për fermerët në vend.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*