info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Takim me Shoqatën Shqiptare të Verës: Mbështetje për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe agropërpunimit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj, dhe Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR, znj. Ardita Kuçi, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Verës, ku u diskutuan mundësitë e financimit dhe zhvillimit të këtij sektori strategjik.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë konkrete të financimit për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe verës, përmes përfshirjes në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025–2026, që synon shtimin e sipërfaqeve të mbjella dhe instalimin e sistemeve moderne të ujitjes me pika. Po ashtu, u theksua edhe mbështetja për agropërpunimin, përmes financimit të linjave, makinerive dhe pajisjeve për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e rrushit dhe verës.
Në fokus ishin edhe dy instrumentet kryesore të aksesit në financë: Kredia e Butë dhe Garancia Sovrane. Këto instrumente ofrojnë mundësi financimi me normë interesi vetëm 2%, si dhe mbulim kolaterali deri në 70%, duke u mundësuar fermerëve dhe bizneseve në sektor një qasje më të lehtë dhe të sigurt ndaj kapitalit.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*