- Kreu
- Rreth Nesh
- Programet e mbështetjes
- ONLINE MARKET
- Aksesi në Financë
- Kontakt
- Media
- Transparenca
- Ankimimi
- IPARD
- Harta
Drejtoria e Bazës së të Dhënave dhe Studimit të Tregut
Garanton zbatimin e politikave integruese europiane me programe të zhvillimit bujqësor dhe rural, me qëllim realizimin e objektivave strategjike për arritjen e standarteve kombëtare në mbështetje të financimit të përfituesve potencial, në përputhje me legjislacionin në fuqi për bujqësinë dhe zhvillimin rural, përmes administrimit të fondeve të buxhetit të shtetit dhe të donatorëve të huaj.
1. Siguron monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të procedurave të përcaktuara për studimin e tregut, përcaktimin e mimeve të references për investimet në Programin IPARD, registrimin e tyre në database në monitorimin e mirëmbajtjes së Sistemit te RPDB.
2. Identifikon risqet që lidhen me punën e drejtorisë dhe krijon sistemin e kontrollit të brendshëm pèr kryerjen e punës me efektivitet. Ofron këshillim per nenpunësit që të kryejnë detyrat në përputhje me përshkrimin e punës duke siguruar disiplinen në punë.
3. Siguron që stafi i drejtorisë ka informacion, trajnimet e duhura dhe aksesin për t’u këshilluar për cështje të ndryshme, si dhe percakton nevojat per trajnim dhe zhvillim pofesional te tyre.
4. Ofron shërbim si anëtar i ekipit të menashimit te AZHBR-sê pêr të siguruar koordinimin dhe bashkëpunimin me drejtoritë e tjera brenda institucionit.
Drejtoria e Bazës së të Dhënave dhe Studimit të Tregut përbëhet nga 1 (një) drejtor dhe 2 (dy) sektorë.
1. Sektori i Rregjistrave dhe Statistikave
2. Sektori i Studimit të Tregut.
Sektori i Rregjistrave dhe Statistikave
Sektori i Rregjistrave dhe Statistikave i përbërë nga 4 (katër) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës i cili kontrollon zbatimin e procedurave për kërkimin e tregut, përgatitjen e “Specifikineve teknike” si dhe kontribuon në përgatitjen e ndryshimeve të mundshme në manualin e procedurave të Drejtorisë.
Sektori i Studimit të Tregut
Sektori i Studimit të Tregut i përbërë nga 2 (dy) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës i cili kontrollon zbatimin e procedurave për regjistrimin, ruajtjen dhe përditësimin në Sistemin e RPDB, si dhe kontribuon në përgatitjen e ndryshimeve të mundshme në manualin e procedurave të Drejtorisë.