- Kreu
- Rreth Nesh
- Programet e mbështetjes
- ONLINE MARKET
- Aksesi në Financë
- Kontakt
- Media
- Transparenca
- Ankimimi
- IPARD
- Harta
Drejtoria e Ekzekutimit të Pagesave
Drejtoria e Ekzekutimit të Pagesave është përgjegjëse për organizimin dhe implementimin e funksioneve të ekzekutimit të pagesave dhe menaxhimit të borxhit për Skemat Kombëtare dhe programet e para aderimit në bujqësi. Drejtoria e Ekzekutimit ka një sërë funksionesh në përgjegjësi të saj, si mëposhtë:
- Kontrollon saktësinë e pagesave, pasqyrave financiare dhe të dhënat e llogarive bankare të subjekteve përfituese, në përputhje me manualin e procedurave.
- Mundëson transferimin e fondit për subjektet përfituese.
Drejtoria e Ekzekutimit të Pagesave ka në përbërje të saj 1 (një) Drejtor dhe 2 (dy) sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipërpërmendura:
- Sektori i Ekzekutimit të Pagesave, IPARD,
- Sektori i Ekzekutimit të Pagesave për Skemat Kombëtare.
Sektori i Ekzekutimit të Pagesave IPARD
Sektori i Ekzekutimit të Pagesave, IPARD i përbërë nga 2 (dy) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës sigurohet në përgatitjen, kontrollin dhe konfirmimin e planit financiar mujor, si dhe të dhënave në regjistrin e përfituesve.
Sektori i Ekzekutimit të Pagesave për Skemën Kombëtare
Sektori i Ekzekutimit të Pagesave për Skemat Kombëtare i përbërë nga 3 (tre) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës është përgjegjës për kontrollin e projekteve dhe preventivat, me listat përmbledhëse që vijnë nga Drejtoria e Autorizimit të Pagesave, si dhe saktësinë e pagesave, pasqyrave financiare dhe të dhënat e llogarive bankare të subjekteve përfitues.