info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Takime informuese me fermerët në qarkun e Korçës

Stafi i AZHBR-së, së bashku me Zëvendësministrin e Bujqësisë, z. Arjan Jaupllari zhvilluan takime informuese me fermerët në Korçë dhe Pogradec, për t’i informuar mbi masat mbështetëse të Skemës Kombëtare 2025. Fermerët morën informacionin e nevojshëm për aplikimin dhe patën mundësi të pyesin për çdo paqartësi.

Aplikimet kryhen online, nëpërmjet portalit e-Albania, deri më 30 maj 2025.

Për çdo pyetje, mund të telefononi pa pagesë në numrin 0800 83 83, të na shkruani në info@azhbr.gov.al, ose të kërkoni asistencë pranë Agropikave dhe Zyrave Rajonale të Ekstensionit Bujqësor.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*