Stafi i AZHBR-së zhvilloi një takim me fermerët e qarkut të Dibrës për t’i informuar mbi masat mbështetëse të Skemës Kombëtare 2025. Fermerët u njohën me kriteret e përfitueshmërisë dhe dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar.
Aplikimet kryhen online, nëpërmjet portalit e-Albania, deri më 30 maj 2025.
Për më shumë informacion, drejtohuni pranë Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, mund të na telefononi falas në 0800 83 83 ose të na shkruani në adresën e emailit: info@azhbr.gov.al.