Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, deri më sot kanë mbërritur 45,789 aplikime, një shifër rekord që tregon qartë besimin e shtuar të fermerëve, si rezultat i transparencës në çdo hallkë të këtij procesi. Aplikimet mund të kryhen on-line përmes portalit e-Albania , pranë Agropikave apo Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Për çdo sqarim apo asistencë, telefononi në numrin e gjelbër: 08008383 ose drejtohuni pranë një prej 55 zyrave të bujqësisë në të gjithë vendin, që mirëpresin t’ju asistojnë.