- Home
- About Us
- Financing Programs
- Online Market
- Access to Finance
- Contact
- Media
- Transparency
- Complaints
- IPARD
- Map
Transparency Programm
Presantation
About Authority
Legal regulatory framework
Full texts
The right to be informed and to complain
Controlling and monitoring mechanisms acting about PA
Information of the budget and financial data of PA
Information about procurement procedures/competitive concession procedures/public private partnership
Services provided by PA
Procedures / mechanisms to give opinions related to the process of drafting legal/bylaws, public policies or in relation to the exercise of the functions of PA
Documentation keeping system, types and forms of documents
Registry of requests and responses
Social assistance/subsidies provided by PA
Information / documents most frequently requested and those deemed useful for publication by PA
- Struktura organizative/Organigrama
- Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e A.P
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit
- Anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
- Koordinatori/ Antoneta Gjoni
- E-mail: info@azhbr.gov.al
- Tel: +355 4 22 28 318.
- Adresa: Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 56, Tiranë.
- Orari: E hënë – E enjte 08:00 – 16:30 E premte 08:00 – 14:00
- Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
- Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Donacione, sponsorizime
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.
- Njoftimi dhe konsultimi publik
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
- Register of requests-return of answers for the period January-June 2023, based on the law on the right to information.
- Register of requests and responses updated Year 2022 from 01.01.2022 to 31.12.2022
- Register of Requests and Responses updated 2022 until 16.11.2022 (according to the Register Model approved by the Commissioner)
- Register of Requests and Responses updated 2022 until 30.09.2022 (according to the Register Model approved by the Commissioner)
- Register of Requests and Responses updated 2022 (according to the Register Model approved by the Commissioner)
- Register of Requests and Responses updated 2021 (according to the Model Register approved by the Commissioner)
- Njoftime të ndryshme
- Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
- Raporte
- Publikime
- Statistika
- Projekte
- Bashkëpunime etj.
Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e Ligjit për të Drejtën e Informimit. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit për të Drejtën e Informimit. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Agjencisë për zhvillimin Bujqësor dhe Rural, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al , si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë, ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AZHBR është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Agjencisë për zhvillimin Bujqësor dhe Rural janë: “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AZHBR ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AZHBR-së . Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP). Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: – i plotë; – i saktë; – i përditësuar; – i thjeshtë në konsultim; – i kuptueshëm; – lehtësisht i aksesueshëm; – i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.azhbr.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit: Strukturën organizative të Agjencisë për zhvillimin Bujqësor dhe Rural ; Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë; Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës; Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit; Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime; Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit; Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara; Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme; Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik; Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë; AZHBR-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë; Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.